E ardhmja do na sjellë akses në makina me ADN, trupi i makinës i ndryshueshëm dhe kontrolle të bazuar në lëvizje trupore.
E keni menduar ndonjëherë si do jetë përditshmëria e të ardhmes në makina me aksesorët që konceptohen që sot?
Kjo pyetje i është bërë disenjatorëve të disa prej prodhuesve më të mëdhenj të makinave në botë si pjesë e Konkursit të Dizajnit në Shfaqjen e Makinave në Los Anxhelos 2009.
Rezultatet janë si pasojë e projektimeve dhe konceptimeve të thella dhe grafikës marramendëse (dhe sigurisht mjetet furnizohen me energji elektrike) vijnë për kënaqësinë dhe argëtimin tuaj.
Më e çuditshmja e grupit është Honda Helix, që ka një trup që vet-modifikohet në tre forma të ndryshme.

Honda Helix akseson ADN-ne tuaj per t'ju pershtatur ne forme
Helix do përbëhet nga “panele trupi me polimerë aktivë” që ndryshojnë formë, kjo do i sigurojë mjetit aftësinë për t’ju përshtatur shoferit duke aksesuar ADN-në e tij.
Më pas vjen Mazda Souga, makinë e lirë që disenjatorët e vlerësojnë rreth 2000 $ me vlerën e sotme, e cila prodhohet me materiale të ricikluara.

Mazda Souga - perbere nga materiale te ricikluara
Disenjatorët mendojnë se personat do e projektojnë vetë online Sougan e tyre, do paguajnë pagesën e prodhimit, dhe do kenë një plan me pagesë furnizimi.
Nissan sjell Vehicle 2 Grid (V2G), i cili e thith elektricitetin që i nevojitet direkt nga rrugët.

Nissan V2G mund te modifikohet lirisht per te dale jashte rrugeve
Duke i paraprirë rinisë rebele Nissan që tani ka konceptuar një emër për V2G-në – “V2G [UNLMTD]”, dizenjuar për të dalë nga konvencionaliteti.
Toyota Link është një sistem transporti masiv modular që synon studentët pa shumë para.

Toyota Link mjet modular transporti masiv
Studentët do marrin me qera një Link në stacionin më të afërt dhe do e përdorin me shokët e tyre studentë duke përdorur sistemin me të cilin në 2030 do kemi zëvendësuar Facebook për të fituar pikë në përdorim.
Në vend të rrotave konvencionale, Link do ecë mbi sfera të përbëra nga një material elektro-përcjellës.
Edhe Audi ka nxjerrë disa ide futuriste për vitin 2030 me mjetet eOra dhe eSpira, të cilat të dyja kontrollohen nga lëvizje të trupit.

Audi eOra dhe eSpira kontrollohen me levizje te trupit
Frymëzimi vjen nga rrëshqitja me ski thotë Audi.
General Motors vjen me Hero, koncept që duket në sfidë të hapur me rregullat e qarkullimit.

General Motors Hero - nese e kontrollon dot, mund ta ngasesh
Mjeti fitues do shpallet në konferencën e dezajnerave në Shfaqen e Makinave në Los Anxhelos muajin e ardhshëm.
Detaje më të hollësishme i gjeni tek faqja zyrtare.
Herë të shfletuara: 1786