Pas 11 viteve të gjithë personat do implantohen me qarqe GPS prej lindjes, do ngasim makina fluturuese dhe do përpiqemi të kujtojmë karakteristikat fantastike të iPhone. E tillë do jetë ardhmja sipas Ericsson, i cili ka parashikuar cilët aksesorë do jenë më të përdorurit në vitin 2020.

Kompjuteri Merimange i Ericsson, pjeserisht kompjuter, pjeserisht telefon
Një nga aksesorët kryesorë do jetë Kompjuteri Merimangë, “Kompjuter dhe telefon shumë i fuqishëm dhe portativ” që kombinon përdorshmërinë dhe lehtësinë e të mbajturit me vete në një formë merimange trekëmbësh.
Ericsson ka prezantuar kohët e fundit një Merimangë prototip në një panair teknologjie në Taiwan. Edhe pse ngjante më shumë me një kërpudhë sesa një merimangë, aksesori përdorte një tastierë virtuale të ndriçuar me laser mbi një tryezë dhe një projektor për të nxjerrë ekranin në një mur të afërt.

I mbyllen kembet dhe kryhet nje telefonate
Në vitin 2020, Merimanga do mund të lundrojë në Internet. Përdoruesit mund të bëjnë telefonata me të duke i mbledhur tre këmbët.
Mes aksesorëve të tjerë të Ericsson për vitin 2020 është Divani i Komunikimeve, ndenjëse me teknologji të lartë “inkorporuar me teknologji të dobishme”.
Për shembull divani do jetë pajisur me teknologji komunikimi, funksione kompjuteri dhe lojërash. Mund t’ju ndihmojë të përmirësoni eksperiencën e rrjeteve sociale nëpërmjet ndërveprimit emocional, thotë Ericsson.

Divani i Komunikimeve, edhe ne 2020 do zhytemi ne divane
Divani do ketë ndjesorë të integruar për të zbuluar kur keni dremitur dhe në atë pikë ul dritat dhe rregullon temperaturën e dhomës. Do mundet t’ju hedhë një batanije sipër?!
Eko Kontrollori mund të ngjajë me termometrin e doktorëve, por është një aksesor me “eko vlerë” i projektuar për t’ju informuar mbi blerjet që bëni.
Teksa vërdalliseni nëpër dyqane, skanoni kodin me vija me Eko Kontrollorin dhe ai do ju japë informacione për “metodat e kultivimit, faktorët e transportit” të sendit që kontrolloni, detajet e paketimit, dhe më e rëndësishme, ju njofton nëse furnizuesi po ju ofron një produkt ne leverdi.

Eko Kontrollori, beni blerje te informuara
Kontrolloni faqen e Ericsson 2020 për të parë idetë e tjera të firmës për aksesorët e të ardhmes.
Herë të shfletuara: 1409