
Makinat Braziliane te Votimit
Nga data 10 deri më 13 nëntor qeveria e Brazilit organizoi një konkurs publik për të testuar rezistencën e makinave të saj të votimit. 38 pjesëmarrësit në konkurs vinin si nga kompanitë private IT ashtu edhe profesionistë nga sektori shtetëror, përfshirë forcat e policisë federale braziliane. Pjesëmarrësit u ndanë në 9 skuadra dhe tentuan qasje të ndryshme për të thyer softuerin e instaluar në makinat e votimit, madje janë tentuar ndërhyrje fizike në etapat e mëtejshme të procesit. Të gjitha përpjekjet dështuan (përveç një ndërhyrje të vogël, e cila nuk kishte aspak ndikim në rezultatin final të zgjedhjeve). Të gjitha vëzhgimet e bëra nga ana e pjesëmarrësve dhe nga vëzhguesit e projektit do merren parasysh për përmirësimin e procesit.
Makinat e votimit braziliane përdorin Linux.
Ne, shokët e Krokodilit, mezi presim që këto makina të importohen edhe në Shqipëri.
Herë të shfletuara: 1745
Webfaqe teper interesante dhe qdo dit e azhuruar ju lumt.I nderuar Alban ka mundesi te kontakojme, pasi qe nuk pash asnje kontakt info ketu ne portal
Pershendetje, Enes.
Faleminderit per komplimentin ndaj faqes…
Patjeter qe mund te kontaktojme, adresa ime email eshte: alban.avdiu@gmail.com
Tung!