Matrox lidh 8 ekrane me një kartë të vetme PCIe x16 GPU

Matrox M9188

Matrox M9188

Matrox vazhdon të distancohet gjithnjë e më shumë nga tregu konsumator, por ky produkt meriton vëmendje. Matroks pretendon se M9188 është karta e parë grafike e cila e vetme suporton 8 ekrane, dhe nëse doni vërtetë ta teproni, mund të vendosni dy karta paralel dhe të lidhni 16 ekrane me vetëm një njësi qendrore.

Karta ka memorie 2 GB dhe suporton rezolucione deri 2,560 x 1,600 (për njësi). Njëkohësisht me të Matrox ka nxjerrë edhe vëllain e vogël të kartës së parë, M9128 ka vetëm 1 GB memorie dhe suporton deri dy ekrane njëkohësisht me çmimin 259$. Ndërsa çmimi i 8-ekranëshit, kur të dalë në shitje në fillim të 2010 do kushtojë 1,995 $.

Herë të shfletuara: 793
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare
Tags:

About Alban Avdiu