
Koncepti Renault Zpe Z.E.
Francezët (mes shumë të tjerave) kanë dy karakteristika të dallueshme, dashuria për makinat e vogla, dhe kujdesi për lëkurën. Për këtë arsye, brendësia e makinës elektrike koncept Zoe Z.E. (Zero Emetime) e Renault është dizenjuar me ndihmën e prodhuesit të kozmetikëve Biotherm.
Zyrtarisht debutimi në publik është planifikuar 2012, por fillimisht është shfaqur në Shfaqjen e Makinave në Frankfurt, para disa muajve. Nuk kalon pa u vënë re me 1.2 metra gjatësi dhe formën si flluskë, disqe 35 cm dhe dyer që hapen si guaskë. Pjesa e jashtme lyer me një shtresë të trashë xheli poliuretani që e mbron nga gërvishtje të vogla dhe djegie.
Renault thotë se Zoe është ideale “për meshkuj dhe femra që duan të kujdesen për mjedisin teksa kujdesen për veten, edhe në timonin e makinës”. Renault e ka dizenjuar brendësinë e makinës si në një qendër estetike.
Sipas Renault, sistemi i kontrollit të klimës së Zoe është po aq i denjë sa komforti në qendrat estetike më të mira të Parisit. Ajri i kondicionuar të than lëkurën, për këtë arsye Biotherm ridizenjoi brendësinë e Zoe për të mbajtur ajrin e freskët dhe të hidratuar. Nëse mbeteni pas një autobusi që nxjerr tym nafte, sensori i brendshëm i toksicitetit mbyll qarkullimin e ajrit me jashtë derisa gjendja të normalizohet.
Përveç pamjes së bukur, Zoe mund t’ju ndihmojë të ndiheni mirë. Me një “shpërndarës” elektrik të integruar në sistemin e kontrollit të klimës, makina emeton “aroma esenciale”. Zoe përdor aroma të prodhuar posaçërisht për të nga Biotherm, që sipas Renault janë: “substanca ekskluzive aktive të adoptuara sipas nevojave të shoferit: dinamike në mëngjes, relaksuese gjatë kthimit në shtëpi nga puna, dhe shtuese të kujdesit në ngarjen gjatë natës.”
Përveç karakteristikave të qendrës estetike, minimakina mund të karikohet nga 4 deri në 8 orë nga një prizë standarde evropiane, 20 minuta në një stacion “karkikimi të shpejtë”. Nëse kjo nuk funksionin, mund ta ndërroni baterinë për 3 minuta. Veç kësaj, qelizat diellore që mbulojnë tavanin ofrojnë pak karikim gjatë ditëve me diell.
Herë të shfletuara: 1182