Merrni hak ndaj Albtelekom: përdoreni energjinë e linjës telefonike për të krijuar dritë!

Llamba LED

Llamba LED qe ushqehet nga sinjali telefonik

Një shpikje e vogël, por shumë interesante, (sidomos tani për periudhën e dimrit që jemi mësuar shpesh me shkëputje të energjisë elektrike natën) vjen nga kompania UXSIGHT. Kjo llambë e vogël me 8 drita LED ka nevojë vetëm për linjën tuaj telefonike për të krijuar dritë.

Qoftë për inat ndaj Albtelekom (që e ka rritur pajtimin fiks mujor), qoftë për nevojë kur nuk keni energji, me këtë pajisje të vogël mund të mbeteni vetëm të kënaqur, sepse nuk ju shtohet si shpenzim në faturën mujore!

Energjia për ta ushqyer ju vjen falas nga Kompania telefonike, dhe nuk shkëputet, përveçse kur i ikën sinjali kompanisë.

Këtu gjeni faqen zyrtare të kompanisë nga ku mund të porosisni produktin.

Çmimi është vetëm 4.7$.

Herë të shfletuara: 1831
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Alban Avdiu