SIATËLL (Reuters) – Microsoft Corp tha të mërkurën se po shkurton edhe 800 vende të tjera pune përgjatë operacioneve të tija, në krye të 5.000 vendeve pune tashmë të eliminuara nën një plan për të reduktuar kostot që ishte shpallur në Janar.
Një zëdhënës për firmën më të madhe të programimit në botë tha se shkurtimet e fundit janë të shpërndara përgjatë operacioneve botërore të kompanisë, por rreth 200 prej tyre ishin në zyrat qendrore të kompanisë në Redmond, Uashington.
Microsoft në fillim pati planifikuar të shkurtonte 5.000 vende pune, ose rreth 5 përqind të 96.000, para Qershor 2010. Zëdhënësi i Microsoft tha se plani ishte zgjeruar me pezullimet e reja dhe tashmë është i kompletuar, shumë përpara afatit.
Në 23 Tetor 2009, Microsoft pati 91.005 punonjës në mbarë botën, sipas faqes zyrtare të kompanisë.
Herë të shfletuara: 621