Ndërtesa e sigurt nga tërmetet më e madhe në botë

Terminali i mbrojtur nga termetet

Terminali i mbrojtur nga termetet

Ndërtesa më e madhe në botë e izoluar sizmikisht, terminali i ri ndërkombëtar i Aeroportit Sabiha Gökçen të Stambollit, tashmë ka përfunduar dhe është i hapur për biznes.
I shtrirë në më shumë se 185 mijë metra katrorë, terminali nuk qëndron direkt mbi tokë, por më saktë në më shumë se 300 izolatorë, gjë që sjell mundësinë e lëvizjes krah për krah gjatë një tërmeti. E gjithë ndërtesa lëviz si një njësi e vetme, gjë që ndalon dëmtimin nga veprimi i forcave të pabarabarta në strukturë.
“Ajo çfarë bën një sistem izolimi është se ai i mundëson ndërtesës lëvizjen gjatë zhvendosjeve të mëdha në njëzëshmëri, dhe duke bërë këtë, përthithet energjia e tërmetit”, tha Atila Zekioglu, inxhinieri i firmës Arup, e cila projektoi ndërtesën.
Tërmetet i përshpejtojnë ndërtesat anash, duke i lëkundur ato para dhe mbrapa. Izolatorët (shikoni foton poshtë) ngadalësojnë lëvizjen e ndërtesës. Në rastin e terminalit të ri, ndërtesës do i duhet t’i rezistojë një të pestës së përshpejtimit që do t’i duhej pa mbrojtjen nga tërmeti.
Për fat të mirë, skicimi i strukturave të një rendimenti të tillë është bërë i lirë dhe i lehtë. Njehsimet e rritura mundësojnë simulime më të mira se si ndërtesat do të reagojnë kur i godet një tërmet.
Zekioglu dhe skuadra e tij e skicuan ndërtesën e tyre përmes 14 simulimeve të ndryshme të tërmeteve.
“Ajo çfarë ne kemi bërë gjatë viteve të shkuara është se ekzistojnë shumë teste në mbarë botën si tavolinat lëkundëse, laboratorët testues, dhe ajo çfarë ne bëjmë është të marrim këto të dhëna… dhe të testojmë aftësinë e programit tonë kompjuterik të simulimit sizmik”, tha ai.
Ky program, i quajtur Dyna, është zhvilluar së pari në Laboratorin Kombëtar të Lawrence Livermore në 1970. Ai mund të përdoret për të modeluar atë çfarë do t’u ndodhë materialeve nën të gjitha kushtet e mundshme, nga përplasjet e makinave te tërmetet dhe te shpërthimet me bombë.
Programi kompjuterik ka lejuar inxhinierët si Zekioglu të shkojnë përtej plotësimit thjesht të kënaqësisë dhe objektivave të pronarëve të strukturës. Ju nuk doni një aeroport (ose një spital) të qëndrojë ende më këmbë pas një tërmeti, ju doni që ai të jetë funksional.
Terminali i ri është projektuar t’i rezistojë një tërmeti prej 8.0 ballësh.

Herë të shfletuara: 3900
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare
Tags:

About Sokol Dollani