Nintendo Wii është loja me tastierë më popullore ndërmjet lojtarëve femra

Lojtare femër duke luajtur Wii

Lojtare femër duke luajtur Wii

Rreth 80 përqind e lojtarëve femra preferojnë Wii nga lojërat me tastierë, thotë Nintendo

Loja me tastierë Nintendo Wii është platforma më popullore midis lojtarëve femra në Shtetet e Bashkuara, sipas grafikëve të fundit nga Nintendo. Rreth 80 përqind e lojtarëve femra preferojnë Wii, një kryesim gjigand ndaj rivalëve Microsoft me Xbox360 dhe Sony me PlayStation 3, të cilat ishin lojërat me tastierë të zgjedhura nga lojtarët femra respektivisht me nga 11 përqind dhe 9 përqind. Grafikët nuk morën në konsideratë lojtarët e PC, apo ata që luajnë lojëra dore me tastierë, si PSP e Sony dhe DS e Nintendo.

“Kjo nuk ndodhi rastësisht”, thotë Reggie Fils-Aime, presidenti i Nintendo në SHBA. “Është rezultati i përpjekjes së paramenduar për të zgjeruar tregun.”

Ka rreth 11.7 milionë lojtarë lojërash me tastierë femra në Shtetet e Bashkuara, dhe rreth 9 milionë kanë zgjedhur Wii si lojën e tyre kryesore me tastierë në shtëpi. Lojtarët femra janë ende pak në krahasim me lojtarët meshkuj, me rreth 33.3 milionë meshkuj në SHBA që thonë se luajnë rregullisht video lojëra në një lojë shtëpie me tastierë.

Nintendo i është qepur agresivisht të ashtuquajturit treg lojërash “rastësor” vitet e fundit. Loja dore me tastierë e tij DS, dhe lojërat si Trajnuesi i Trurit Dr. Kawashima, janë besuar si tërheqës të mjaft grave dhe vajzave në video lojëra, ndërsa Wii, i cili përdor një sistem kontrolli me ndijues lëvizjeje, ka rezultuar popullor veçanërisht me familjet.
(www.telegraph.co.uk)

Herë të shfletuara: 1472
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Sokol Dollani