
Filma ne Flash Drive
Filma që shiten në karta memorie nuk janë gjë e re, Sony e ka bërë më parë kur nxori fillimisht PSP, por duket se Paramount dhe Kingston mendojnë se kjo ide duhet ricikluar dhe kanë njoftuar një partneritet nga i cili disa filma të studiove Paramount do dalin në treg në karta SD apo USB Flash Drive. Gjithçka nis me “Transformers: Hakmarrja e të Rënëve” që do dalë në treg në një Flash Drive Kingston DataTraveler 4GB (supozohet i ripërdorshëm). Ky USB Flash Drive momentalisht shitet me çmim 29.99$, dhe kjo nismë mendohet se do vijojë me filma të tjerë të ofruar nga e gjithë linja e kartave të memories dhe Flash Drive-ave USB të Kingston, por palët s’kanë dhënë shumë detaje të mëtejshme. Ende s’ka reagime nga studio të tjera të filmave apo kompani prodhuese të suporteve të memories, por me shumë gjasa, formave tradicionale të tregtimit të filmave, do ju shtohet edhe kjo.
Herë të shfletuara: 624