Çifutët ultra-ortodoksë në Jerusalem kanë protestuar jashtë zyrave të firmës amerikane, Intel, kundra fabrikës që punonte në ditën çifute të pushimit.
Demonstruesit përsërisnin pa pushim “Shabbes! Shabbes!”, fjala jidisht për të Shtunën kur çifutët janë të ndaluar të punojnë.
Intel, prodhuesi më i madh në botë i qarqeve për kompjuter, i rrethoi zyrat e tij me tel me gjemba para protestës. Nuk ka raportime për dhunë.
Çifutët ultra-ortodoksë së fundmi kanë mbajtur një seri protestash të tilla në Izrael.
Më shumë se 1000 veta morën pjesë në tubimin e së shtunës.
U vu në skenë pas dështimit në fillim të kësaj jave të bisedimeve midis Intel dhe komunitetit ultra-ortodoks të Jerusalemit.
Intel ka operuar të shtunave për vite – dhe kompania mbron politikën e saj.
“Ne gjithmonë kemi punuar sipas nevojave të kompanisë. Nëse nevojat na thërrasin, ne punojmë gjithashtu edhe të Shtunave”, i tha zëdhënësi izraelit i Intel Kobi Becker faqes ueb Ynet të Izraelit.
Çifutët ultra-ortodoksë të Izraelit kanë rritur militantët muajt e fundit në përpjekjet e tyre për të detyruar ndalimin e punës ditën e Shtunë.
Ata kanë mbajtur protesta të rregullta në hapjen e një parkingu makinash në Jerusalem në të Shtunën çifute. (BBC)
Herë të shfletuara: 1174