
Minat e groposura nxirren aktualisht në 87 vende të botës, dhe çdo vit shkaktojnë 15,000 – 20,000 viktima të reja, dhe shumica e viktimave janë civilë. Shoshitja e fushave në kërkim të minave është proces shumë i rrezikshëm dhe i kushtueshëm, por shkencëtarët në Universitetin e Edinburgut kanë njoftuar kohët e fundit se kanë prodhuar një lloj bakteri që ngjyroset jeshil në prani të eksplozivëve, duke lehtësuar jashtë mase gjetjen e minave.
Sipas këtyre shkencëtarëve, lloji i ri i bakterit mund të sprucohet në zonat e prekura, ose të lëshohet nga ajri për të mbuluar fusha të tëra me mina. Brenda pak orësh bakteri ngjyroset jeshil ku janë të pranishme gjurmë eksplozivësh.
Lloji i ri i bakterit është prodhuar duke përdorur një teknikë që quhet BioBricking, ku filamente të ADN-së së bakterit mund të manipulohen për të krijuar tipare të dëshiruara. Bakteret janë të lira në kosto, mund të prodhohen me lehtësi në sasi të madhe, dhe ofrojnë një përparim shumë të madh ndaj kostove të pastrimit të minave me metal-zbuluesit konvencionalë të cilët kushtojnë nga 300 deri 1,000 $.

Shqetësimi i vetëm është se mbulimi i zonave të tëra me baktere mund të krijojë një luftë biologjike në vetvete.
Herë të shfletuara: 1499