Shumë shpejt vjen Mikroskopi për Celular

Culular i Adaptuar si Mikroskop

Celulari i Adaptuar si Mikroskop

Mikroskopët janë aparate të domosdoshme për të identifikuar qelizat e gjakut dhe të tjerat në sëmundje si anemia, tuberkulozi dhe malaria. Por janë të mëdhenj dhe shumë të shtrenjtë.

Tani një inxhinier, duke përdorur softuer që ka zhvilluar vetë dhe aparatura që kushtojnë deri 10$ ka adaptuar një celular për të zëvendësuar mikroskopin.

“Kemi konvertuar celularin në një aparat që diagnostikon sëmundjet,” thotë Aydogan Ozcan, asistent profesor i Institutit NanoSystems në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, i cili ka krijuar aparatet. Ka formuar një kompani, Microskia, për ta tregtuar shpikjen.

Procesi krijon holograme që bëjnë të mundur dallimin e një rruaze të bardhë gjaku të infektuar, për shembull.

Procesi krijon holograme që bëjnë të mundur dallimin e një rruaze të bardhë gjaku të infektuar, për shembull.

Telefoni i adaptuar mund të përdoret për të parë në vende larg spitaleve, apo laboratorëve thotë Dr. Ozcan.

Në një prototip, një pjatëz me gjak mund të vendoset mbi sensorin e kamerës së celularit. Sensori zbulon përmbajtjen e pjatëzës dhe e dërgon informacionin “me valë” në një spital, apo qendër shëndetësore rajonale. Për shembull, telefoni mund të dallojë formën asimetrike të qelizave të sëmura të gjakut, apo qeliza të tjera anormale, ose të dallojë rritje të rruazave të bardha në gjak, apo shenja infektimi.

Aparatet e Dr. Ozcan ofrojnë një zgjidhje të thjeshtë për një problem kompleks, thotë Ahmet Yildiz, asistent profesor në fizikë dhe biologji molekulare qelizore në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley.

“Është një mënyrë jo e shtrenjtë për të eliminuar mikroskopin dhe marrjen e pamjeve mostër biologjike me vetëm një celular me kamera”, thotë ai. “Nëse jeni në një vend ku prania e një mikroskopi, apo instituti mjekësor nuk është e mundur, kjo është një zgjidhje optimale.”

Neven Karlovac, shefi ekzekutiv i Microskia në Los Anxhelos, thotë se disa nga produktet e kompanisë do jenë adaptime të celularëve të zakonshëm. Për telefonat pa kamera, apo telefonat shumë kompakt për t’u modifikuar, kompania ka projekte të ndryshme, përfshirë një kuti të thjeshtë me një çip ndjesor që mund të lidhet me një celular apo laptop me portë USB.

“Ideja është të tregtohet ky produkt me kosto të ulët për diagnostikim dhe t’u përshtatet platformave të ndryshme”, thotë Dr. Karlovac. Çmimi nuk është vendosur ende.

Aparatet e Dr. Ozcan janë kompakte sepse kanë eliminuar pjesën qendrore të mikroskopëve tradicionale, lentet. “S’ka nevojë për lente në këto aparate sepse zmadhimi mund të bëhet elektronikisht. S’ka nevojë fare për elemente optikë.”

Sistemi i Dr. Ozcan shumë shpejt mund të sjellë një analizim të shpejtë të gjakut ose mostrave të tjera. Ky aparat është potencialisht më i shpejtë se në mikroskop, nuk ka nevojë për skanim mekanik, siç bëhet me një mikroskop të zakonshëm.

Mund të kapen holograme të të gjitha qelizave në pjatëz njëkohësisht, dhe kjo mundëson të dallosh menjëherë qelizat patogjene në mes të qelizave të shëndosha.

“Sistemet celulare mund të jenë shumë të dobishëm në analizimin për malarien”, thotë Yvonne Bryson, profesoreshë dhe shefe e sëmundjeve infektive në departamentin e pediatrisë  në Shkollën e Mjekësisë David Geffen në U.C.L.A. Ajo ka bashkëpunuar me Dr. Ozcan në disa projekte. “Tani nevojitet një mikroskop dhe njerëz të trajnuar” thotë Dr. Bryson. “Por ky aparat të mundëson të punosh pa asnjë nga ato të dyja në një zonë të largët.”

Fatih Yanik, asistent profesor për inxhinieri elektrike dhe shkenca kompjuterike në Massachusetts Institute of Technology, thotë: “Kjo u mundëson njerëzve të zakonshëm të mbledhin informacione mjekësore në terren duke përdorur vetëm një celular dhe disa pjesë të lira.”

Herë të shfletuara: 3403
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Alban Avdiu