Sony Ericsson ekspozon XPERIA X10 [+Video]

XPERIA 10

XPERIA X10

XPERIA X10 shënon adoptimin e sistemit operativ Android edhe nga Sony Ericsson. Ky celular, që pritet si një nga surprizat e vitit 2010 ka një ekran prej 4 inç, dhe një ndërfaqe përdoruesi shumë të personalizuar.

Sony Ericsson i ka bërë tre modifikime sistemit operativ standard Android 1.6, përveç përmirësimit të dukshëm pamor.

XPERIA 10

XPERIA X10

E para është Timescape, e cila agregon të gjitha komunikimet tuaja në telefon, qoftë Twitter, thirrjet telefonike, sms, apo aktiviteti në Facebook. Janë të gjitha të integruara, në një grumbull të vetëm. Natyrisht, gjithçka mund të filtrohet sipas burimit, apo personit, duke organizuar një ambient të vetëm për të ndërvepruar me miqtë në mjedise që janë të fragmentuara.

Së dyti, Mediascape bën të njëjtën gjë për media-n në telefon, duke ju paraqitur atë që keni online dhe lokalisht, dhe duke ju bërë sugjerime në bazë të këngëve që dëgjoni, apo gjëra të zbuluara nga miqtë tuaj nëpërmjet komunikimeve me ta.

Së treti, ky aparat sjell njohjen e fytyrës, me anë të së cilës mundeni automatikisht të etiketoni (tag) miqtë tuaj pas etiketimit fillestar që i keni bërë atyre, dhe me anë të kësaj mundeni të telefononi dikë automatikisht duke prekur fytyrën e atij që shihni.

Tastiera në këtë aparat është krejtësisht virtuale, përveç 3 butonave bazë që marrin funksione të ndryshme në bazë të veprimeve që po kryeni.

XPERIA 10

XPERIA X10

Nga jashtë i shihet porta MicroUSB për karikim/lidhjen me kompjuterin, kamera 8.1 megapixel, vend për kufje 3.5 mm dhe modeli standard në shitje do ketë kartë MicroSD 8 GB.

XPERIA 10

XPERIA X10

Telefoni del në shitje në tremujorin e parë të 2010.

Videoja promovese:

XPERIA X10 në punë:

Herë të shfletuara: 1152
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Alban Avdiu