Syzet e mençura ndihmojnë përkthimin

Tele Shoqëruesi

Tele Shoqëruesi

Syze që mund të mundësojnë titra janë prodhuar nga firma e teknologjisë së lartë NEC.

Të ngjashme me syzet por pa lente, kufjet përdorin një projektor të vogël për të shfaqur imazhet në retinën e përdoruesit.

NEC tha se planifikoi një version që përdori përkthimin në kohë reale për të mundësuar nitrimin për një bashkëbisedim midis njerëzve që nuk flasin një gjuhë të përbashkët.

Firma tha se pajisja, e pagëzuar si Tele Shoqëruesi (Tele Scouter), ishte synuar për njerëzit e shitjeve apo punonjësit që merren me kërkesat e klientëve.

NEC tha se Tele Shoqëruesi ka si qëllim të përdoret si një mjet biznesi që mund të ndihmojë stafin e shitjeve të cilët do të kenë informacionin rreth historikut të blerjeve të një klienti të rrezatuar në syrin e tyre gjatë një bashkëbisedimi.

Por, tha ai, mund të përdoret gjithashtu për t’i dhënë një ngjyrim ekzotik një përkthimi. Në këtë skenar mikrofoni në kufje thith zërat e të gjithë njerëzve në bashkëbisedim, ua çon programeve të përkthimit dhe sistemeve nga-zëri-në-tekst dhe atëherë e dërgon përkthimin pas te kufjet.

Në të njëjtën kohë që një përdorues dëgjon një përkthim, ata gjithashtu mund të marrin titrimin të rrezatuar në retinë.

“Ju mund të vazhdoni bashkëbisedimin rrjedhshëm”, tha zëdhënësi i NEC, Takayuki Omino, AFP-së në një panair në Tokio ku pajisja u bë publike.

Zoti Omino tha se sistemi gjithashtu mund të përdoret për biseda tepër sekrete që mund të viheshin në rrezik nga përdorimi i një përkthyesi njerëzor.

NEC tha se Tele Shoqëruesi do të lëshohet në Japoni në Nëntor 2010, por fillimisht do t’i mungojë veçoria e përkthimit. Një version që do të mundësojë titrat do të pasojë në 2011, tha ai.

Kur të dalë në shitje, një paketë prej 30 kufjesh do të kushtojë rreth 7.5 milionë jenë (60.000 euro). Kostoja nuk përfshin çmimin e mjeteve të përkthimit dhe programin kompjuterik. (BBC)

Herë të shfletuara: 1131
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Sokol Dollani