Kërkuesit në Universitetin e Pensilvenias po zhvillojnë mini aparatura që futen nën lëkurë si tatuazhe. Testuar fillimisht tek minjtë këto pajisje të implantueshme prej silikoni dhe mëndafshi mbajnë drita LED dhe e shndërrojnë lëkurën në ekran.
Nënshtresa e mëndafshtë mbi të cilën montohen qarqet shkrihet brenda trupit, duke lënë nën lëkurë vetëm pjesën elektronike. Qarqet e silikonit janë me përmasa sa një kokërr e vogël orizi, gjatësia 1 milimetër dhe trashësia 250 nanometra. Shtresa e mëndafshit i mban në vend, duke e njësuar me lëkurën kur shtohet një solucion saline.
Këto ekrane mund të lidhen me çfarëdo pajisje elektronike, që gjithashtu ndodhet brenda trupit. Po vlerësohen përdorimet mjekësore, nga sensorët e sheqerit në gjak që tregojnë vlerat në vetë lëkurë deri tek neuro-pajisjet që lidhen me sistemin nervor të trupit – duke lidhur qarqe me nerva të caktuara për të kontrolluar një dorë protezë, për shembull.
Qarqet po përdoren që tani brenda trupave, më i famshmi mes tyre është etiketa e vogël RFID që i injektohet kafshëve shtëpiake. Por natyra fleksibile e këtyre qarqeve “të bëra tatuazh” do të thotë se ato mund të lëvizin elastikisht me trupin, duke u pozicionuar në vende që qarqet e ngurtë nuk do mundeshin.
Ekranet e parë do jenë primitivë, por shumë të dobishëm për pacientët që do i përdorin. Nuk do jenë pamje me ngjyra të plota dhe rezolucion të lartë, por do jenë ekrane funksionalë. Kjo s’do të thotë se mundësitë komerciale dhe artistike po anashkalohen. Philips, gjiganti i elektronikës, po eksploron përdorimet seksuale:
Përdorimet praktike të lëkurës ekran vetëm shterimi i imagjinatës i mbaron. Mund të përdoret shpina e partnerit për të parë filma, mund të përdoret krahu si hartë navigimi GPS, mund të ketë qarqe që të errësojnë sytë kur dielli bëhet i fortë. Trupa të plotë njerëzish mund të përdoren për të reklamuar, etj…
Të paktën, kanë një avantazh të prekshëm krahasuar me tatuazhet prej vërteti, mund të fiken në çdo çast.
Herë të shfletuara: 2491