Të rriturit mashtrohen nga iluzionet pamore, fëmijët jo

Ndonjëherë pamjet të mashtrojnë edhe në varësi të moshës. Fëmijët dhe të rriturit i perceptojnë ndryshe objektet, dhe një studim thotë se fëmijët kanë mbrojtje më të lartë nga iluzionet pamore që i hutojnë të rriturit.

Iluzion 1

Pa kontekst, kontekst ndihmes, kontekst ngaterrues

Triumfi i pazakonte i fëmijëve ndaj të rriturve sugjeron se kapaciteti i trurit për të vlerësuar kontekstin e pamjeve, dhe jo të përqendrohet në pjesë të pamjes zhvillohet ngadalë, thotë psikologu Martin Doherty i Universitetit të Stirling në Skoci. Edhe në moshën 10 vjeç, fëmijëve u mungon harmonizimi me kontekstin pamor, kjo sipas një studimi të publikuar nga Doherty dhe kolegët e tij në Developmental Science.

Si rezultat, konteksti vizual mund të manipulohet për të shtrembëruar perceptimin e masës së objekteve nga të rriturit. Por grupi i Doherty ka zbuluar se fëmijët, sidomos ata më të vegjël se 7 vjeç, tregojnë pak ndryshim perceptimi të masës në një detyrë që quhet Iluzioni Ebinghaus.

“Kur konteksti vizual çorienton, të rriturit e shohin botën me më pak kujdes nga sa e kanë parë kur ishin të vegjël,” thotë Doherty.

Ky model është i vlefshëm për fëmijët dhe të rriturit skocezë të shqyrtuar në studim, si edhe për fëmijët dhe të rriturit japonezë që janë analizuar nga studimi i grupit të Doherty.

Disa kërkues argumentojnë se Aziatikë-lindorët fokusohen gjerësisht në kontekstin e asaj që shohin ndërsa perëndimorët përqendrohen ngushtë në figurat qendrore. Doherty thotë se zbulimet e reja tregojnë se të rriturit në Skoci dhe Japoni kapin vetëm kontekstin vizual, edhe pse kjo tendencë ishte më e fortë tek të rriturit japonezë.

Studime të tjera kanë parë se fëmijët me autizëm nuk i perceptojnë iluzionet vizuale, duke i mëshuar idesë se autizmi përfshin përqendrim të tepruar mbi detajet. Por konteksti pamor me zor se i mashtron fëmijët e vegjël, jo vetëm ata me autizëm, deklaron Doherty.

Iluzion 2

Më sipër:

(a) Shumica e njerëzve shohin rrethin e largët si më të madh nga i afërmi, edhe pse janë të barabartë.

(b) Duke shtuar elemente përreth, si në Iluzionin Ebbinghaus, rritet diferenca e masës së perceptuar ndërmjet dy rrathëve.

(c) Rrethi i gjerë në qendrën e rreshtit të dytë nga lart mund të shihet si më i madh se ata që ndodhen në fillim, por janë të barabartë.

Herë të shfletuara: 3275
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Alban Avdiu