Ministria turke e Financave ka vendosur një gjobë prej 71 milionë lirash turke (32 milionë euro) për motorin amerikan të kërkimit Google, pasi ka faturuar jashtë vendit dhe jo në Turqi të ardhurat e disa kontratave publicitare.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja proqeveritare “Sabah”.
Pas gjobës së majme prej 2.4 miliardë dollarësh të vendosur ndaj Aydin Dogan, grupi më i rëndësishëm editorial në vend, Ministria e Financave turke ka filluar një kontroll të të ardhurave të kompanive më të mëdha kombëtare.
Sipas të dhënave, vetëm gjatë vitit të kaluar, kompanitë dhe faqet turke kanë shpenzuar mbi 100 milionë dollarë në sistemin e reklama adwords të Google. (albeu.com)
Herë të shfletuara: 466