Wikipedias po i rrjedh truri…

WikipediaX

Sipas CNET, vullnetarët që krijojnë, kontrollojnë faktet dhe përshtatin faqet e Wikipedias, po e braktisin atë në numër shumë të madh, me numra që shkojnë në dhjetëra mijëra redaktorë që “vdesin” (nuk ndihmojnë më aktivisht në përditësimin e faqes). Ky trend, sipas shumë ekspertëve, mund të kërcënojë të ardhmen e Wikipedias. Në tre muajt e parë të 2009, versioni në gjuhën angleze ka vuajtur një humbje neto prej 49,000 ndihmësish, krahasuar me një humbje prej 4,900 anëtarësh gjatë të njëjtës periudhe të 2008. “Nëse nuk ka mjaft persona që të kujdesen për projektin, ai mund të zhduket shpejt”, thotë Felipe Ortega i Universitetit Mbreti Huan Karlos në Madrid i cili ka krijuar një sistem kompjuterik për të analizuar historinë e redaktimeve të më shumë se 3 milionë ndihmësve aktivë të Wikipedias në 10 gjuhë të ndryshme. “S’jemi ende në atë situatë, por nëse trendi negativ vazhdon, mund të arrijmë aty.”

Ndihmësit po dekurajohen nga procesi i shtimit të materialeve në faqe, i cili po bëhet vazhdimisht më i vështirë thotë Andrew Dalby, autor i “Bota dhe Wikipedia: Si po e redaktojmë realitetin” dhe një redaktor aktiv i faqes. “Ka një rritje në burokraci dhe rregulla. Wikipedia u rrit për shkak të mungesës së rregullave. Kjo është harruar. Rregullat shihen si irritues dhe të padobishëm për shumë ndihmës.” Argumentimet mbi artikuj të ndryshëm kanë ndikuar në këtë rënie. “Shumë persona po anashkalohen vazhdimisht kur duhet të debatojnë për përmbajtjen e disa artikujve,” shton Ortega.

Herë të shfletuara: 817
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare
Tags:

About Alban Avdiu