Gjiganti i kërkimit ueb Google përballet me një çështje gjyqësore për shkak të shqetësimeve të privatësisë për shërbimin e tij Shikimi i Rrugëve (Street View).
Aplikacioni lejon një shikim 360 gradë nga niveli i çdo rruge.
“Fytyra dhe numra targash të shumta nuk janë bërë mjaftueshëm të padallueshme”, dha komisionari i mbrojtjes së të dhënave Hanspeter Thuer.
Google tha se ishte e zhgënjyer nga lëvizja. Firma thotë se është e sigurt se Street View është e ligjshme në Zvicër dhe se do ta “kundërshtojë fuqishëm” çështjen.
Pikëpamja
Zoti Thuer është veçanërisht i shqetësuar rreth njerëzve të shfaqur në vende delikate si spitale, burgje ose shkolla.
Ai tha gjithashtu se lartësia e kamerës ishte problematike sepse ajo lejonte një shikim mbi gardhe dhe mure, domethënë mund të shikohet më shumë nga Street View se sa nga një kalimtar i zakonshëm.
Komisionari tha se Google i ishte kërkuar në Gusht të merrte masa të ndryshme dhe nuk ishte pajtuar me kërkesat.
Me shumë gjasa do të duhen muaj para se çështja aktuale të fillojë, por mund të ketë një ndikim të menjëhershëm në mundësinë zvicerane të shërbimit.
Zoti Thuer i ka kërkuar një gjykate të urdhërojë Google të heqë të gjitha filmimet e Zvicrës dhe të ndalojë së filmuari të tjera derisa të merret një vendim gjyqësor. (BBC)
Herë të shfletuara: 761