
Vërshim informacioni: Të folurit në telefon dhe lundrimi i internetit e ekspozojnë të rriturin mesatar ndaj më shumë se 100.000 fjalëve në ditë
Keni probleme me përqendrimin në këtë artikull? Mund të keni, sepse truri juaj është bombarduar me më shumë se 100.000 fjalë në ditë.
I rrituri mesatar dëgjon apo lexon 100.500 fjalë në ditë, tregon kërkimi.
Dhe me ‘ditë’ merret parasysh vetëm orët zgjuar jashtë punës – që do të thotë se realiteti është shumë më tepër.
Kërkuesi Roger Bohn përllogariti sasinë e informacionit që njerëzit janë të ekspozuar brenda dhe jashtë shtëpisë, për aktivitete të tjera nga puna.
Udhëtimet për në kinema, dëgjimi i radios, të folurit në telefon, të luajturit video lojëra, lundrimi në internet dhe leximi i gazetës ishin të gjitha të faktorizuara në krijimin e një ‘tabloje aktuale të revolucionit informues’.
Studimi arriti në përfundimin se një i rritur mesatar ishte ekspozuar më shumë se 100.000 fjalë ditore dhe 34 gigabajtë informacion – ose një e pesta e kapacitetit ruajtës të një kompjuteri portativ.
Ekzistojnë shqetësime se trutë tanë po mbingarkohen dhe për më tepër struktura e tyre po ndryshon nga vërshimi i të dhënave.
Susan Greenfield, një nga shkencëtaret më të shquara britanike, ka paralajmëruar vazhdimisht se faqet e rrjeteve shoqërore mund të dëmtojnë trutë e fëmijëve duke shkurtuar spektrin e vëmendjes, duke inkurajuar kënaqësinë e çastit dhe duke i bërë të rinjtë më shumë egoistë.
Përdorimi konstant i kompjuterit mund gjithashtu të ‘foshnjërojë’ trurin, duke e bërë të vështirë të mësuarit kur gjërat shkojnë ters.
Profesor Bohn, nga Universiteti i Kalifornisë, tha: ‘Unë mendoj se një gjë është e qartë: Vëmendja jonë po copëtohet në intervale më të shkurtra dhe kjo ka mundësi të mos jetë e mirë për të menduar mendime të thella.’
Neuroshkencëtari i Universitetit të Oksfordit Profesor Colin Blakemore shtoi: ‘Truri mund të rritet dhe të zmadhohet në varësi se si përdoret. Ndoshta përplasja me këtë informacion të ri do të shkaktojë lindjen e qelizave të reja nervore.’
Burimi: www.dailymail.co.uk
Herë të shfletuara: 1194