Britney Spears ishte tema e më shumë kërkimeve të internetit se ndokush tjetër këtë dekadë, sipas një kërkimi.
Që prej 2000, ylli i trazuar pop ka fituar më shumë sukses “në linjë” se drejtuesit botërorë, mbretërit dhe ikonat e Hollivudit.
Osama bin Laden zë vendin e dytë, me një vërshim kërkimesh në linjë që pas sulmit terrorist të 11 Shtatorit, i pasuar nga David Beckham.
Princeshë Diana ishte e katërta, e ndjekur nga Tony Blair, , Madonna, Simon Cowell, Jade Goody, Madeleine McCann dhe Brad Pitt.
Gjetjet janë bazuar në aktivitetin “në linjë” të përdoruesve britanikë në motorin e kërkimit Ask.
Zëdhënësja Nadia Kelly tha: “Disa emra janë kërkime popullore për një vit apo dy dhe jo më shumë, por vetëm pak të përzgjedhur kanë kryesuar listën tonë të kërkimeve për një dekadë të tërë.
Britney Spears e filloi dekadën si një superyll me fytyrë të freskët në klishe dhe qëndroi profili më i lartë ndonjëherë, gjë që është padyshim një arritje kur shumë të tjerë vinin e shkonin.”
10 më të kërkuarit në ueb për 10 vjet
1. Britney Spears
2. Osama bin Laden
3. David Beckham
4. Princess Diana
5. Tony Blair
6. Madonna
7. Simon Cowell
8. Jade Goody
9. Madeleine McCann
10. Brad Pitt
*Zerot bëhet fjalë për vitet 2000, apo ’00, d.m.th. prej 2000 deri në 2009
Burimi: http://www.telegraph.co.uk/
Herë të shfletuara: 991