Ofruesi i shërbimit të internetit Talk Talk ka paralajmëruar se dritat e pemës së Krishtlindjeve mund të përçajnë sinjalet Wi-Fi përreth shtëpisë.
Ofruesi i shërbimit të internetit tha se ai pati marrë me dhjetëra telefonata nga klientët gjatë periudhës festive, duke u ankuar rreth ngadalësimit të shpejtësisë normale të internetit.
“Një përqindje domethënëse e këtyre ankesave ishin për shkak të interferencave nga dritat e Krishtlindjeve”, shkroi Sylvain Thevenot, një menaxher i vjetër në Talk Talk, në ditarin elektronik të kompanisë.
“Eksperienca jonë e kaluar ka treguar se në ndriçimin dhe në instalimet elektrike, si dritat e pemës së Krishtlindjeve, mund të ndërhyjnë me sinjalet pa tel dhe të ulin shpejtësinë e internetit – pavarësisht nga ofruesi i shërbimit të internetit – deri në 25 për qind.
“Ne parashikojmë se ky problem mund të prekë mijëra përdorues interneti këto Krishtlindje.” Ndërkohë që shumë përdorues interneti janë në dijeni se largësia e tyre nga shkëmbimi i telefonave dhe “mbipopullimi” i trafikut në lidhjet e internetit mund të ndikojë shpejtësitë, shumë prej tyre nuk e kuptojnë se faktorë të tjerë gjithashtu mund të ndikojnë në rendimentin e internetit, shkroi z. Thevenot.
“Edhe pse mund të duket teveqele, interferencat nga ndriçimi dhe instalimet shtëpiake është një problem madhor në gjithë industrinë, dhe në këtë periudhë të vitit dritat e Krishtlindjeve e përkeqësojnë atë”, shtoi ai.
Zoti Thevenot këshilloi njerëzit t’i mbajnë dritat e tyre të Krishtlindjeve sa më larg rrugëzuesve të internetit dhe kompjuterëve që të jetë e mundur. “Ne gjithashtu rekomandojmë njerëzit të shmangin flakërimat e dritave pasi në disa raste kjo mund të ndërhyjë në lidhjen pa tel”, shkroi ai.
Numri në rritje i pajisjeve shtëpiake të teknologjisë së lartë do të thotë se interferenca elektrike është një problem në rritje. Shumë rrugëzues, televizorë dhe pajisje të tjera punojnë në frekuenca dhe zona të ngjashme, dhe mund të prodhojnë “zhurma” që ndërpresin sinjalin e pajisjeve të tjera. Përdoruesit e internetit mund të instalojnë një “filtër” të lirë në linjën e tyre telefonike për t’i ndihmuar në mbrojtjen ndaj interferencave.
Burimi: http://www.telegraph.co.uk/
Herë të shfletuara: 1073