Femrat janë lojtare më fanatike se meshkujt të videolojërave

Femer duke luajtur

Femer duke luajtur

Imagjinoni një lojtar të videolojërave elektronike, një person i cili kalon orë të tëra i zhytur në realitete virtuale në lojëra ku impersonohen personazhe imagjinare. Çfarë shihni? Një femër të bukur që mund të ketë moshën nga 14-40 vjeç? Nëse nuk e keni imagjinuar të tillë, duhet t’i rikonsideroni paragjykimet për fanatikët e lojërave. Një studim i Journal of Communication tregon se kur vjen puna tek dominimi i botës virtuale, femrat janë më fanatike se meshkujt.

Shkencëtarët kanë kryer një vrojtim të rreth 7,000 lojtarëve që luanin një lojë ‘në linjë’ që quhet EverQuest II. Dhe kanë zbuluar gjëra interesante. Së pari, mosha mesatare e lojtarëve ishte 31 vjeç. Dhe koha e kaluar duke luajtur tenton të rritet me rritjen e moshës. Dhe është këtu ky hyjnë në lojë ndryshimet e gjinive. Lojtaret femra kalonin më shumë kohë duke luajtur: mesatarisht 29 orë në javë, përkundrejt 25 orë për meshkujt, me lojtarët më të fiksuar që luanin 57 orë në javë femrat, dhe 51 orë meshkujt. Diçka tjetër është se femrat tentojnë të gënjejnë më shumë për sa kohë kalojnë duke luajtur. Kërkuesit kanë zbuluar se femrat tentojnë ta minimizojnë kohën e kaluar ngjitur para ekranit.

Femrat tani përbëjnë rreth 40% të lojtarëve të lojërave elektronike, dhe ka më shumë lojtare femra mbi 20 vjeç se lojtarë meshkuj nën 17 vjeç.

Pra, kurrë mos e pyesni një femër për moshën, as për kohën që kalon duke vrarë përbindëshat  për të rindërtuar botën e Norratit.

Studimi i plotë (Anglisht, PDF)

Herë të shfletuara: 1302
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare
Tags:

About Alban Avdiu