Google përfshin të dhëna në kohë reale në rezultatet e kërkimeve

Google

Google

Google ka prezantuar të ashtuquajturin rezultatet “uebit në kohë reale” në motorin e tij të kërkimit.

Kjo do të thotë se Google do të shfaqë informacione nga organizatat e lajmeve, ditarët elektronikë dhe platformat, si Twitter, menjëherë sapo ato të publikohen.

Google tha se është “hera e parë” që një motor kërkimi ka integruar në faqet e tij të kërkimit uebin në kohë reale.

Kjo vecori do të jetë gjithashtu e mundshme në telefona, si iPhone dhe receptorët që përdorin sistemin e shfrytëzimit Android.

“Përdoruesit tanë do t’i marrin rezultatet ndërkohë që ato prodhohen”, tha pasuesi i Google Amit Singhal në Mountain View në Kaliforni.

“Ka aq shumë informacion që prodhohet në botën e internetit sa sjellja pranë jush e informacionit të përshtatshëm është çelësi për një produkt si ky.”

Google njoftoi se ai do të mundte tani të indeksonte përditësimet e statuseve nga Facebook dhe të gjithë informacionin publik nga MySpace. Herët këtë vit, ai gjithashtu lidhi një marrëveshje me Twitter për indeksimin e mesazheve apo “cicërimave”.

Të dhënat në kohë reale do të shfaqen në një rrymë që përditësohet vazhdimisht brenda faqes normale të rezultateve.

Firma gjithashtu shfaqi një mjet kërkimi vizual të quajtur Google Goggles që lejon një përdorues të marrë një fotografi me një celular dhe të kryejë një kërkim.

Mjeti krahason imazhin kundrejt një arkivi të dhënash të ruajtura dhe më pas rikthen informacionin e përshtatshëm.

“Ai përfaqëson përpjekjet tona të hershme në vizionin kompjuterik”, tha Vic Gundotra, zëvendës president i inxhinierisë në të njëjtën ngjarje.

Ai tha se Goggles mund të përdoret gjithashtu për të lexuar kodet shirit (barcode) për të marrë informacion.
(BBC)

Herë të shfletuara: 1424
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Sokol Dollani