Hajdutët e telefonave synojnë më shumë koncertet “live”

Koncert Live

Koncert Live

LONDËR (Reuters) – Adhuruesit e muzikës që shohin artistët e tyre të preferuar në koncerte të drejtpërdrejta po bëhen gjithnjë e më shumë objektivë për bandat e hajdutëve të telefonave, tha policia britanike të hënën.

Detektivët paralajmërojnë se kanë hasur një problem në rritje të kriminelëve të organizuar, si në koncertet e hapura ashtu edhe në ato të mbyllura, që shpresojnë të largohen me telefonat më të mirë.

Shumë viktima gjithashtu do të besojnë se kanë humbur telefonin e tyre, ndoshta duke ndihmuar fshehjen e këtij problemi në rritje.

“Ne jemi të shqetësuar që hajdutët e organizuar synojnë koncertet për të vjedhur telefona nga fansat e çiltër”, tha Inspektori Detektiv Nev Nolan, kreu i Njësisë Kombëtare të Krimit të Telefonit Mobil (NJKKTM).

“Shumë njerëz pëlqejnë të përdorin telefonat e tyre për të filmuar apo fotografuar koncertin, por atëherë do ta rikthejnë telefonin në një çantë apo xhep të pasigurt, ku hajdutët janë në gjendje ta zhvatin atë.”

NJKKTM tha se ka kryer nëntë arrestime në ngjarjet në Londër në dy javët e fundit bazuar në informacionin që ajo kishte marrë. Arrestime të tjera janë kryer në gjithë vendin.

Detektivët thanë se po punojnë me vendzhvillimet e koncerteve për të vendosur afishe ku të paralajmërojnë koncertdashësit të ruajnë telefonat e tyre.

Ndërsa në Shqipëri duhet të kemi kujdes në tubimet apo mitingjet e partive politike, duke qenë se ato zhvillohen më shpesh se koncertet.

Herë të shfletuara: 744
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Sokol Dollani