
Shkencëtarët e Nissan para disa kohësh kanë ndihmuar të zhvillojnë një bojë të quajtur Scratch Shield (Mburojë ndaj Gërvishtjeve) që vetë-riparon gërvishtjet për një natë, apo për një javë.
Tani, prodhuesi japonez i makinave ka vendosur ta shpërndajë teknologjinë duke licencuar fillimisht kompaninë më të madhe të telefonisë celulare në Japoni, NTT DoCoMo ta përdorë këtë teknologji. Boja rifiniturë ka një shtresë të sipërme me rrëshirë tejet elastike që i jep ‘veshjes’ një fleksibilitet që sipas raporteve mund të parandalojë, apo të ‘shërojë’ 80% të shenjave në sipërfaqe. Veshja me bojë është më e fortë, dhe është më vështirë të gërvishtet.
Herë të shfletuara: 1127