Orangutangu bën foto dhe i shkëmben në Facebook

Orangutangu Nonja

Ajo është si Paris Hilton e botës së majmunëve: një orangutang i kopshtit zoologjik të Vjenës tani ka një faqe fansash në Facebook për të shfaqur fotot që bën me një kamera dixhitale. Orangutangu quhet Nonja, përdor një Samsung ST 1000 drejto-dhe-shkrep që ngarkon automatikisht fotot në faqe.

Në momentin e publikimit të këtij artikulli Nonja kishte më shumë se 29,500 “fansa” të regjistruar në faqen e saj.

Por ka një hile, kamera është modifikuar që në çdo shkrepje të lëshohet një stafidhe. Prandaj Nonja mund të jetë më e interesuar për ushqimin se për anën artistike të fotove që bën.

Versioni jo për orangutang i Samsung ST 1000 është nxjerrë në treg këtë verë dhe është e pajisur me Wi-Fi, Bluetooth, dhe GPS.

http://www.facebook.com/pages/Nonja/190010092116

Herë të shfletuara: 1539
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare
Tags: ,

About Alban Avdiu