Ndërtesa me energji diellore më e madhja në botë u hap në 27 Nëntor në Dezhou, Provinca Shangdong në veriperëndim të Kinës. Ndërtesa, e cila ka një sipërfaqe prej 75.000 metrash katrorë, përmban qendra ekspozitash, mjedise kërkimesh shkencore, mjedise takimi dhe trajnimi, dhe një hotel.
Skicimi i ndërtesës është bazuar në diskun diellor dhe thekson urgjencën e kërkimit të burimeve të energjisë ripërtëritëse për të zëvendësuar lëndët djegëse fosile. Skicimi gjithashtu përfshin shkronjat kineze për diellin “日” dhe hënën “月”, dhe ngjyra e bardhë që mbizotëron, simbolizon energjinë e pastër.
Janë zbatuar “idetë e gjelbra” fund e krye ndërtimit. Struktura e jashtme e ndërtesës përdori vetëm një përqind të çelikut të përdorur për të ndërtuar Folenë e Zogut. Veçimi i avancuar i çatisë dhe mureve do të thotë 30 përqind kursim energjie më shumë se standardi kombëtar i kursimit të energjisë.
Ndërtesa do të jetë vendtakimi kryesor i Kongresit të Katërt Botëror të Qytetit Diellor. Energjia diellore dhe teknologjitë energji-kursyese të ndërtesës të përdorura në ndërtim, disa prej të cilave janë patentuar, përfshijnë një numër përparimesh teknologjike dhe do të shtyjnë përpara aplikimin në masë të energjisë diellore.
Herë të shfletuara: 2200
