Një studim shumë i gjatë, prej 30 viteve, që ka marrë në shqyrtim gati gjithë popullsinë Skandinave tregon se s’ka asnjë lidhje të dukshme ndërmjet përdorimit të celularëve dhe tumoreve në tru, kjo sipas kërkuesve.
Edhe pse përdorimi i celularëve është shtuar masivisht pas vitit 1990, tumoret në tru nuk u bënë më të shpeshtë gjatë kësaj kohe, raportojnë kërkuesit në Gazetën e Institutit Kombëtar mbi Kancerin (Journal of the National Cancer Institute).
Disa grupe aktivistësh dhe disa kërkues kanë ngritur shqetësime për një lidhje të mundshme mes celularëve dhe disa tipa kanceri, përfshirë tumoret në tru, por gjithsesi, vite të tëra me kërkime nuk kanë përcaktuar një lidhje.
“S’kemi zbuluar asnjë ndryshim të qartë në trendët afat-gjatë në përhapjen e tumoreve të trurit nga 1998 në 2003 në asnjë nëngrup,” shkruajnë Isabelle Deltour dhe kolegët e saj të Shoqërisë Daneze të Kancerit (Danish Cancer Society).
Ekipi i Deltour analizoi rastet e hasura të dy tipave të tumoreve në tru, glioma dhe meningioma, mes të rriturve me moshë nga 20 në 79 vjeç nga Danimarka, Finlanda, Norvegjia, dhe Suedia nga viti 1974 në 2003. Këto vende të gjitha mbajnë regjistra të detajuara për rastet e njohura të kancerit.
Këta përfaqësonin virtualisht gjithë popullsinë e rritur prej 16 milionë, thonë.
Për 30 vite, rreth 60,000 pacientë janë diagnostikuar me tumor në tru.
“Në Danimarkë, Finlandë, Norvegji,dhe Suedi, përdorimi i telefonave celularë u rrit ndjeshëm në mesin e viteve 1990s; dhe si rrjedhojë, trendët e tumorit në tru pas vitit 1998 mund të sigurojnë informacion për rreziqe të mundshme tumori të lidhura me përdorimin e celularëve.”
Ata kanë vënë re një rritje të vogël të tumoreve në tru, por kjo ka nisur që në 1974, shumë kohë para ekzistencës së telefonave celularë.
“Nga 1974 në 2003, rastet me glioma u rritën me 0.5 % në vit mes meshkujve dhe me 0.2 % mes femrave”.
Rastet me tumor meningioma janë rritur me 0.8 % në vit mes meshkujve, dhe me 3.8 % në vit mes femrave duke nisur nga mesi i viteve 1990. Por kjo ka ndodhur mes femrave mbi moshën 60-vjeçare, që ndodhen në kategorinë ku është normale lindja e tumoreve.
Për më shumë, është bërë më e lehtë të diagnostikohen këto tumore për shkak të skanimeve më të mira të trurit.
“Asnjë ndryshim në rastet e hasura nuk ka ndodhur në intervalin e kohës 1998-2003″. Kjo do ishte periudha kur tumoret do shfaqeshin, thonë ata, sepse një tumor do rreth 10 vite të zhvillohet.
Ndoshta është e mundur që duhen mbi 10 vjet të shfaqen tumoret e shkaktuar nga celularët, shkruan skuadra e Deltour, ose tumoret janë aq të rrallë në këtë grup saqë të mos na tregojnë një trend domethënës, ose ka trend, por në nëngrupe shumë të vogla për t’u matur në këtë studim.
Thonë edhe se është po aq e mundur që celularët nuk shkaktojnë fare tumore.
Shumë studime shkencore tregojnë se s’ka asnjë lidhje mes përdorimit të celularëve dhe tumoreve në tru, dhe kërkuesit që përpiqen të gjejnë një lidhje kanë dështuar në gjetjen e një shpjegimi biologjik se si mund të shkaktojë tumorin celulari.
“Për shkak të përdorimit të gjerë dhe ekspozimit ndaj celularëve në këtë popullsi dhe në të gjithë botën, trendë më afatgjatë të rasteve me tumor duhen marrë në analizë,” këshillon ekipi i Deltour.
Reuters
Herë të shfletuara: 1091