Siç e shihni edhe në foto nuk është e vërtetë që teknologjia dëmton natyrën. Përkundrazi ky është një shembull ideal për bashkëjetesën në harmoni midis këtyre të dyjave, si kundërpërgjigje për ambientalistët.
“Krokodili” është i mendimit se një kompjuter më i fuqishëm se ai në foto, si për shembull kompjuter me procesor Intel® Core™ i7, disk të ngurtë Hitachi 1TB, kujtesë pune RAM Kingston DD3 8GB dhe kartë grafike GeForce GTX 295 1792MB do ta përshpejtonte procesin e rritjes së bimës nga 50-80 përqind, kjo gjithmonë në varësi të sistemit të shfrytëzimit që do të përdorni, Linux, Windows 7 apo Mac Leopard OS.
Herë të shfletuara: 1588