Ueb-kamerat Hewlett-Packard ‘raciste’

Kompjuter HP Pavilion Media Smart 200

Kompjuter HP Pavilion Media Smart 200

Gjiganti i teknologjisë Hewlett-Packard po heton pretendimet se kompjuterët e tij janë ‘racistë’ në mes të provave se ueb-kamerat ndjekëse-lëvizjesh janë të pamundura për të parë njerëzit e zinj.

Dështimet turpëruese të programit të tij kompjuterik njohës fytyre Media Smart dolën në pah pasi një çift amerikan, staf të një dyqani elektronik – njëri i bardhë dhe tjetri i zi – theksuan çështjen në një video që ata postuan në internet.

Kur Wanda Zamen, e cila është e bardhë, tundet para ekranit të kompjuterit, kamera e ndjek atë nga cepi në cep.

Mirëpo, kur kolegu i saj i zi, Desi Cryer, shfaqet pranë saj ose është vetëm para ekranit, ueb-kamera  e injoron atë plotësisht.

“Sapo nxirja ime hyn në kuadër, ajo ndalon”, thotë zoti Cryer në video.

“Mendoj se nxirja ime ndërhyn në aftësinë e kompjuterit për të më ndjekur mua.”

Çifti, që tha se ata thjesht po përpiqeshin të prezantonin një grimcë argëtuese më shumë sesa të provokonin një nëpërkëmbje morale, thanë se ishin të habitur që videoja e tyre ishte parë më shumë se 400,000 në YouTube.

Hewlett-Packard me shpejtësi njoftoi se do të hetonte çështjen, duke shtuar se dyshonte se problemi ishte shkaktuar nga drita e pamjaftueshme që binte në fytyrën e subjektit.

“Në përputhje me ueb-kamerat e tjera, ndriçimi i mjaftueshëm i sfondit është i nevojshëm për produktin për të ndjekur me efikasitet çdo person dhe lëvizjet e tij”, tha kompania në deklaratë.

“Ashtu si me të gjitha produktet tona, ne vazhdojmë të eksplorojmë përmirësimet, gjë që ndihmon në përdorimin me efikasitet të tyre.” Faqe uebi të ndryshme të pavarura kryen testet e tyre, duke konfirmuar se programi kompjuterik i HP kishte probleme më lëkurën me ton të errët, por jo nëse fytyra ishte e ndriçuar mirë.

“Ne e bëmë këtë për të qeshur, por nëse videoja detyron HP të nxjerrë një produkt më të mirë, atëherë shkëlqyeshëm”, tha zonjusha Zamen.

Herë të shfletuara: 1530
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Sokol Dollani