Videoja në YouTube çon në kontratën hollivudiane

Sulmi i lemerishëm

Sulmi i Lemerishëm! u realizua me një buxhet modest.

Një regjisori nga Uruguai, i cili ngarkoi një film të shkurtër në YouTube në Nëntor 2009, iu ofrua një kontratë 30 milionë dollarëshe për të bërë një film hollivudian.

Filmi do të sponsorizohet nga drejtuesi Sam Raimi, kreditë e të cilit përfshijnë filmat Njeriu Merimangë dhe E Keqja e Vdekur.

Filmi i shkurtër i Federico Alvaraz “Ataque de Panico!” (Sulmi i Lemerishëm!) paraqiste robotë gjigantë që po pushtonin dhe shkatërronin Montevideon, kryeqytetin e Urugait.

Ai është 4 minuta e 48 sekonda i gjatë dhe u realizua me një buxhet prej 300 dollarësh.

Deri më tani ai ka marrë më shumë se 1.5 milionë shikime në YouTube.

“Unë e ngarkova “Sulmin e Lemerishëm!” të enjten dhe të hënën kutia ime postare ishte plot me mesazhe elektronikë nga studiot e Hollivudit”, i tha ai shërbimit të BBC për Amerikën Latine, BBC Mundo.

“Ishte i mahnitshëm, të gjithë u tronditëm.”

Filmi që i është kërkuar zotit Alvarez për të realizuar është një film fantasiko-shkencor që do të xhirohet në Uruguai dhe Argjentinë. Ai thotë se ka si qëllim të fillojë diçka nga fillimi dhe të zhvillojë një histori të re për projektin.

“Nëse disa regjisorë nga disa vende mund ta arrijnë këtë vetëm duke ngarkuar një video në YouTube, padyshim që do të thotë se çdokush mund ta bëjë këtë”, shtoi ai.

(BBC)

Herë të shfletuara: 1768
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare
Tags:

About Sokol Dollani