Alarmet e makinave janë “copa teknologjike më acaruese e shpikur ndonjëherë”

Alarmi i makinave

Alarmi i makinave

Alarmet e makinave janë votuar si copa teknologjike më acaruese e shpikur ndonjëherë, sipas sondazhit.

Sirenat klithëse, të cilat shpesh fillojnë në mes të natës, mundin orën tmerruese me rërë e cila shfaqet në ekranet e kompjuterit kur ngarkohet informacioni.

Kompjuterët në përgjithësi erdhën të tretët në sondazhin e 5,000 vetave, ndërsa kamerat e shpejtësisë të katërtat.

Sistemet e automatizuar telefonikë jo logjikë dhe jo ndihmues, të cilët i lënë britanikët konfuzë dhe i dërgojnë ata përqark nëpër rrathë, vijnë të pestët.

Një zëdhënës për faqen ricikluese ueb të telefonave mobilë www.PhonePiggyBank.com tha: “Alarmet e makinave mund të jenë vdekje për jetët e shumë njerëzve – duke i zgjuar ata, apo duke i ndaluar së dremituri natën.

“Por tmerri i gjithkujt që shikon orën e rërës të dalë në ekranin e tyre të PC, normalisht do të thotë se do të prisni shumë gjatë.

“Dhe dështimi i kompjuterëve, zëri tmerrues “bong” i Windows dhe printerët tekanjozë vërtetojnë se sa shumë kompjuterë të mallkuar ka në jetët tona.

“Zilet e reja të dyerve janë shumë të këqija dhe të zgjohesh nga zilja e orës nuk është kurrë argëtim.

“Pavarësisht sesa shumë na acarojnë, të gjitha janë projektuar për të na e bërë më të lehtë jetën, sado acaruese të jenë.”

Kërkimi gjeti gjithashtu se ne inatosemi nga teknologjia të paktën katër herë në ditë, me një inat tipik shfryrës dhe rënkues që zgjat gjashtë minuta.

Dhe 68 për qind e atyre tipave të marrë në sondazh inatosen më lehtë se femrat.

Por dy të tretët e urrenin faktin se mund të jetonin pa teknologjinë e tyre të tërbuar.

20 SHPIKJET TEKNOLOGJIKE MË ACARUESE
1. Alarmet e makinave
2. Ora me rërë që shfaqet në ekranin e kompjuterit
3. Dështimi apo “crash” i kompjuterit
4. Kamerat/radarët e shpejtësisë
5. Sistemet e automatizuar telefonikë
6. Zilet e reja të dyerve
7. Kapërcimi apo “skip” i CD
8. Zëri ‘bong’ në Windows kur nuk mund të bëni ndonjë gjë
9. Kufjet e parehatshme
10. Printerët
11. Përgjigjet “Jashtë Zyre”
12. Mesazhet tekst të parashikueshëm
13. Paralajmërimet zanore të marshit të mbrapmë në automjet
14. Ora me zile/alarm
15. Miu apo “mouse” me rrotë
16. Lundruesit/drejtuesit satelitorë
17. Dritat e sigurisë
18. Alarmet e shtëpisë
19. Televizori ndërveprues
20. Ndijuesit e parkimit të makinës

Burimi: telegraph.co.uk

Herë të shfletuara: 1111
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare
Tags: , ,

About Sokol Dollani