Produkti i ri i Apple, iPad, është i mahnitshëm, por ka ngjallur edhe shumë kritika, dhe ka zhgënjyer shumë pritje të përdoruesve (fansa të produkteve të Apple).
Detajet teknike:
- Ekran 9.7 inch, 1.3 cm i trashë, pesha 0.7 kg.
- Rezolucioni i ekranit: 1024 x 768
- Memoria: 16, 32, ose 64 GB SSD
- Procesor: 1 GHz Apple A4 chip. Procesor i ri i Apple
- Sistemi operativ: iPhone OS 3.2
- Wi-Fi: 802.11n
- Jetëgjatësia e baterisë: 10 orë
- Përfshin një boks, mikrofon, sensor lëvizjeje dhe busull.
Çmimet variojnë nga 499$ deri në 823$, në varësi të memories së brendshme dhe llojit të lidhjes me internet që zgjidhet.
Steve Jobbs e përshkruan: “Ky do jetë më i mirë se netbook-u juaj, dhe shumë më i mirë se telefoni juaj i mençur”, por duke parë mungesat që ka, vështirë që kjo të besohet.
Arritjet dhe mangësitë:
- Ekrani është i hatashëm, reagon shumë shpejt (ekzekuton shumë shpejt komandat) dhe është super i hollë, por nëse keni përdorur iPhone më parë nuk hasni ndonjë surprizë në përdorimin e iPad. Disa përshtypje të para për të:
- Nuk është i lehtë, ndihet goxha peshë në një dorë.
- Ekrani me rezolucionin 1024 x 768 të jep ndjesinë e një iPhone-i gjigant në dorë.
- Shpejtësia e procesorit është për t’u vlerësuar. Faqet ueb hapen shumë shpejt, dhe lundrimi në to është pa të meta. Lëvizja mes aplikacioneve është mjaft e mirë.
- Nuk ka multitasking (hapja e shumë programeve njëherësh). Ky është një nga zhgënjimet kryesore. Mund të bësh vetëm një gjë në një kohë.
- Afrimi me leximin e librave në formë elektronike është shumë pranë pasjes së letrës në dorë.
- Nuk ka kamera. Nuk kryen dot chat me video. S’ka as aplikacion për sms.
- Tastiera virtuale e mirë, jo e hatashme.
- Nuk ka suport për lidhje direkte me portë USB, gjithçka kalon nga lidhja me 30 kunja standard e Apple.
- Nuk përdor aplikacione në Flash.
Është ende herët për të folur për sukses, apo zhgënjim të produktit, por Apple gjithnjë ka ditur të bëj për vete tregun dhe nëse nuk e shet masivisht këtë produkt, ky do jetë një nga zhgënjimet e para për kompaninë.
Herë të shfletuara: 1130
