Filloni ditarizohuni, Papa u thotë priftërinjve

Papa Benedikti XVI

Papa Benedikti XVI

Papa Benedikti XVI i kërkon Kishës Katolike të përdorë median shoqërore dhe teknologjinë digjitale.

Papa Benedikti XVI do të përdorë mesazhin e tij të Ditës së Komunikimit Botëror në Maj për të inkurajuar klerikët për të filluar ditarizimin elektronik dhe përdorimin e internetit dhe medias shoqërore për t’u lidhur më mirë me grigjën e tyre. “Priftërinjtë qëndrojnë në prag të epokës së re”, do të thotë ai në tekstin e titulluar “Ministria e Priftërinjve dhe Pastorëve në një Botë Digjitale: Media e Re në Shërbim të Botës”.

Ai vazhdon: “pasi teknologjitë e reja krijojnë forma të thella lidhjeje përmes distancave të mëdha, priftërinjtë janë thirrur të përgjigjen në mënyrë pastorale duke vendosur median me më shumë efikasitet në shërbim të botës.

Edhe pse disa kisha kanë vendosur prani të forta uebi dhe kanë përdorur mediat shoqërore për të marrë në punë dhe rekrutuar anëtarë të rinj të kongregacioneve të tyre, lutja e Papës mendohet të jetë e para nga një lider i madh botëror fetar për t’u fokusuar në teknologjitë e medias.

Herë të shfletuara: 559
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Sokol Dollani