Presioni ndaj Microsoft për të nxjerrë një “arnim” për një të metë të Internet Explorer që i ka lejuar disa piratëve kinezë të sulmojnë sistemet e Google vazhdon të rritet pas bashkimit të autoriteteve franceze me ato gjermane në thirrjen për të nxitur qytetarët e tyre të përdorin një shfletues alternativ.
Microsoft pranoi në fund të javës së shkuar se piratimi i sistemeve të Google i bërë publik të martën ishte shkaktuar nga një “vrimë” në shfletuesin Internet Explorer 6.
“Vrima në Internet Explorer 6 i lejon personave të tretë të ekzekutojnë programe në distancë brenda kompjuterit tuaj” thotë një këshilltar sigurie i Microsoft.
Më vonë është zbuluar se kodi piratues për vrimën është shpërhapur në Internet, duke rritur mundësinë e sulmeve ndaj programit.
Autoritetet franceze dhe gjermane po nxisin qytetarët e tyre për të përdorur një shfletues tjetër derisa e meta të rregullohet, dhe presioni ndaj Microsoft për ta riparuar problemin po rritet.
Por Microsoft vazhdon t’i këshillojë përdoruesit për të përdorur versionin e fundit të shfletuesit, Internet Explorer 8, i cili duket se nuk e ka këtë problem.
Një listë me alternativa më të mira se Internet Explorer:
Herë të shfletuara: 884