Dyson ka bërë publike pastruesin e tij më të vogël me korrent në Britani City DC 26, projektuar për konsumatorët që jetojnë në shtëpi të vogla.
Fshesa me korrent peshon vetëm 3.25kg, ose më pak se shumica e kompjuterëve portativë dhe mund të mbahet në pëllëmbë të dorës. E mbështjellë si një filxhan ajo është mjaftueshëm e vogël për t’u përshtatur në një copë letre A4.
Sidoqoftë, kompania ngul këmbë që ajo është një fshesë me korrent e kompletuar dhe jo një pajisje dore.
Sir James Dyson, themeluesi i kompanisë, tha: “Na u deshën pesë vjet për ta ngjeshur me kujdes dhe të rindërtonim çdo komponent para se të kishim një makinë që ishte një e treta më e vogël se paraardhësi, ende mund të thithë pisllëqe njëlloj si makinat më të mëdha.”
Makina u lëshua fillimisht në Japoni verën e shkuara dhe shumë shpejt u bë fshesa elektrike më e shitur në vend, në termat e vlerës. Është përshtatur mirë me konsumatorët dizajn-dashamirës japonezë, shumica e të cilëve jetojnë në apartamente shumë të vogla.
Kompania është e sigurt se, pavarësisht çmimit të kripur prej 250 £, do të pritet mirë në Britani, ku shtëpitë e reja sa po vjen e po ndërtohen më të vogla.
Herë të shfletuara: 1128