Google ka mohuar favorizimin e Islamit ndaj feve të tjera në kërkimet e tij të sugjeruara, pas deklaratave se frazat që kritikojnë besimin janë censuruar.
Të shkruarit “Christianity is” apo “Buddhism is” (“Krishterimi është”, “Budizmi është”) në faqen kryesore të motorit të tij të kërkimit prodhon një seri sugjerimesh fyese se si përdoruesi mund të dëshirojë të plotësojë pyetjen e tij.
Këto përfshijnë “nuk është fe”, “një kult”, “fals” dhe “m*t”. Pak nga kërkimet e sugjeruara janë pozitive apo neutrale.
Por orvatja e një kërkimi të tillë për Islamin nuk prodhon asnjë rezultat të sugjeruar sidoqoftë, duke treguar se Google mund të jetë duke u lejuar një mbrojtje myslimanëve që nuk zgjerohet te njerëzit e besimeve të tjera.
Google Suggest (Sugjerimi Google), i cili shpesh konsiderohet një kursyes kohe i dobishëm, prodhon rekomandimet e tija duke analizuar frazat më të shpeshta të futura nga përdoruesit e tjerë, si dhe faqet ueb që ai ka indeksuar dhe reklamave që ka shitur.
Ai pretendon të ketë filtruar “shprehjet pornografike, fjalët e pista, dhe shprehjet urryese dhe dhune”, dhe Google mban të drejtën për të censuruar sugjerime të caktuara nëse merr ankesa.
Google ka mohuar se mbron Islamin nga kritikat, duke pretenduar se mungesa e “Islam is” (Islami është) në kërkimet e sugjeruara është rezultat i një problemi të programit dhe do të korrigjohet së shpejti.
“Kjo është një anomali dhe ne po punojmë ta riparojmë sa më shpejtë të mundemi”, i tha një zëdhënës Wired.com.
Të futurit e shprehjeve të tjera në lidhje me Islamin shfaqen në mbështetje të pretendimit të Google. “Islam must” (Islami duhet) prodhon kërkimet e sugjeruara “shkatërruar”, “të vdesë”, “të ndalet”, “mbarojë” dhe “të ikë”.
Burimi: telegraph.co.uk
Herë të shfletuara: 926