Google vlerëson largimin nga Kina

Pas një sulmi të sofistikuar të sistemeve të Google me origjinë nga Kina në fund të vitit të shkuar, Google ka vendosur të ketë një “qasje të re” me Kinën. Në hetimin e kryer, Google zbuloi se më shumë se 20 kompani të mëdha janë infiltruar dhe shumë llogari Gmail të aktivistëve të mbrojtjes së të drejtave të njeriut janë kompromentuar. Google ka vendosur ‘rishikimin’ e operacioneve në Kinë duke hequr censurën e rezultateve të kërkimit në adresën Google.cn, dhe nëse është e nevojshme mbylljen e zyrave në Kinë.

Sulmi më së shumti ka qenë i drejtuar nda Google, por ka qenë ndihmuar nga të metat e programeve si Internet Explorer ka lejuar aksesimin nga piratët të shumë llogarive Gmail të aktivistëve të mbrojtjeve të të drejtave të njeriut në mbarë botën. Kjo ka shtyrë edhe autoritetet qeveritare franceze dhe gjermane të këshillojnë qytetarët e tyre për të mos përdorur shfletuesin Internet Explorer.

Herë të shfletuara: 711
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare
Tags: , ,

About Alban Avdiu