Gruaja përgjohet fshehurazi gjatë një kërkese ndihme teknike

Dianne Annunziato

Dianne Annunziato përgjohet nga një teknik kompjuteri

Një grua nga Kodrat Veriore të Riçlandit tha se një teknik kompjuteri u kthye në një përgjues maniak – nëpërmjet ueb kamerës së saj të kompjuterit.

Dianne Annunziato i telefonoi linjës së kujdesit ndaj klientit të Kompjuterëve Dell në 21:30 pasi ajo kishte probleme me kompjuterin e saj të ri.

“Së pari, tekniku filloi të pyeste se sa ishte ora”, tha ajo.

Kur pa në ekranin e saj një minutë më pas, Dianne tha se mund të shihte veten e saj në një kuti të vogël.

“Ai ndezi ueb kamerën; ai kurrë nuk pyeti, ‘Ka mundësi? Mundem?’ Asnjë fjalë, (ai) thjesht e ndezi”, tha ajo.

Dianne atëherë kërkoi për një mbikëqyrës.

“I thashë, ‘Mund të kisha qenë ulur këtu e zhveshur’, dhe mbikëqyrësi qeshi, dhe unë thjesht ndenja ulur aty e tronditur”, tha ajo.

Dell tha se po hetonte mbi incidentin.

“Ne kërkojmë ndjesë për problemin dhe e vlerësojmë klientin për sjelljen e kësaj çështjeje në vëmendjen tonë”, tha kompania në një deklaratë. “Një hetim po zhvillohet, dhe kompania do të marrë masat e duhura kur të përfundojë.”

Dianne tha se shpresonte që hetimi të ndodhte shpejt sesa vonë.

“Gjëja e parë që më vjen në mendje është se nëse kjo më ndodhi mua, Zoti e di se sa njerëzve të tjerë u ka ndodhur gjithashtu”, tha ajo.

Herë të shfletuara: 1084
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Sokol Dollani