Kokë më kokë: Nexus One kundër iPhone

iPhone kundra Nexus One

iPhone kundra Nexus One

Telefoni mobil Nexus One i Google është i shpejtë, ka një ekran shumë finok dhe një kamera madhështore, por si krahasohet ai me iPhone e Apple?

Receptori Nexus One i Google, i bërë publik të martën në Kaliforni, ka disa specifike mbresëlënëse dhe i shpall Apple një sfidë të hapur për versionin e radhës të iPhone. Shikoni se si janë krahasuar:

Madhësia dhe pesha

Nexus One: 130g, 11.5mm trashësi

iPhone: 135g, 12.3mm trashësi

Nexus One është më i hollë dhe më i lehtë sesa iPhone. Të dyja diferencat janë të papërfillshme, por Google qartësisht i ka mburrjet më poshtë.

Ekrani

Nexus One: 3.7” ekran, 480×800

iPhone: 3.5” ekran, 480×320

Ekrani i Nexus One është pak më i gjerë se ai i iPhone – përsëri, kjo diferencë prej 0.2″ edhe nuk mund të merret parasysh. Sidoqoftë, diferenca reale është në rezolucionin e ekranit, i cili është më i madh në Nexus One. Rezolucioni i ekranit të iPhone ka mbetur i pandryshuar që prej lëshimit në 2007.

Procesori dhe memoria

Nexus One: Qualcomm Snapdragon QSD 8250, 1GHZ, 512MB RAM

iPhone: Samsung S5PC100 ARM Cortex-A8 600Mhz, 256MB RAM

Me një procesor më të shpejtë dhe dyfishin e RAM, nuk është çudi që Nexus One po i lë gojëhapur testuesit me shpejtësinë e tij. Procesori i iPhone u përmirësua kur u lëshua 3GS verën e shkuar, por Google padyshim e ka rritur pengesën.

Ruajtja/Magazinimi

Nexus One: 512MB memorie flash, deri në 32GB në kartë Micro SD

iPhone: 32GB memorie flash

Kjo është zona e specifikave në të cilën iPhone ka avantazhin. Magazinimi 512MB në qark i Nexus One është fatkeqësisht i vogël dhe vetëm 190MB mund të përdoret për të ruajtur aplikacione. Edhe fundi i serisë iPhone ka 8GB dhe seria shkon deri në 32GB. Nexus One do të ketë më shumë magazinim nëpërmjet kartës Micro SD, por përdoruesit duhet ta blejnë vetë nëse duan më shumë se karta 4GB që vjen bashkë me telefonin. Kartat deri në 16GB gjenden lehtësisht, por kartat 32GB Micro SD janë të shtrenjta dhe jo shumë të përhapura. Që ka më shumë rëndësi, aplikacionet nuk mund të ruhen në kartën Micro SD, edhe pse Google ka sugjeruar që kjo gjë mund të ndryshojë së shpejti.

Kamera

Nexus One: 5MP kamera, auto-fokus dhe blic

iPhone: 3MP kamera, auto-fokus, pa blic

Një fitore tjetër e pastër për Nexus One: më shumë megapikselë dhe një blic do të siguronin që fotot tuaja do të duken më mirë nga një Nexus One sesa nga një iPhone. Kamera i iPhone u përmirësua për modelin 3GS nga 2MP në 3MP por, përsëri, Google ka ecur përpara.

Konkluzioni

Është një fitore e qartë për Google në specifika. Sidoqoftë, specifikuesit duhet të jenë të vetëdijshëm. iPhone ishte larg nga specifikat mahnitëse kur u lëshua në 2007. N95 e Nokia, e cila u lëshua pothuajse pesë muaj para iPhone, pati specifika më të lartë pothuajse në çdo kategori. iPhone e mundi atë me përdorshmërinë, vëmendjen te detajet dhe veçoritë si integrimi me iTunes. Dhe kjo ishte para Dyqanit të Aplikacioneve. Nexus One i Google është një kundërshtar i denjë për iPhoone më në fund, por kjo betejë është shumë larg fitores.

Herë të shfletuara: 1064
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Sokol Dollani