Manchester United ndalon lojtarët nga Twitter

Manchester United

Manchester United

Manchester United ka ndaluar lojtarët e tij nga përdorimi i faqeve të rrjeteve shoqërore si Twitter.

Klubi i futbollit ka marrë kontrollin e llogarive Twitter që i përkisnin Ryan Giggs, Darren Fletcher dhe Wayne Rooney, ndërsa llogaritë Facebook të Rio Ferdinand, Wes Brown dhe përsëri Ryan Giggs janë sekuestruar gjithashtu.

Një mesazh në faqen e klubit nënvizon se rregullat e rinj të skuadrës së Premier Ligës në lidhje me faqet e rrjeteve shoqërore: “Klubi dëshiron të bëjë të qartë se asnjë lojtar i Manchester United nuk mban profile në faqet ueb të rrjeteve shoqërore.

“Tifozët që hasin me ndonjë faqe ueb të shkruar nga lojtarët e United duhet t’i trajtojnë ato me skepticizëm ekstrem.”

Bastvënësit tashmë kanë filluar të vënë baste për skuadrën e radhës së Premier Ligës që do të ndalojë lojtarët nga përdorimi i Twitter.
Favoritët janë Tottenham Hotspur (4/1), Liverpool (6/1), Hull (8/1).

Herë të shfletuara: 602
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Sokol Dollani