Microsoft ka nxituar të lëshojë një përmirësim programi për Internet Explorer pasi shfletuesi u gjend të kishte një të çarë sigurie.
Microsoft rekomandon që klientët të instalojnë përmirësimin sa më shpejt që të munden apo të përditësojnë shfletuesin e tyre në versionin e fundit për “siguri të përmirësuar”.
Microsoft normalisht i lëshon arnuesit një herë në muaj, por natyra me profil të lartë e sulmit e bëri atë të reagonte më shpejt.
Arnuesi – MS10-002 – u lëshua në mbarë botën në 18:00 GMT.
“Ai i adresohet cenimit të lidhur së fundmi me sulmet kundra Google dhe disa kompanive të vogla si dhe shumë cenimeve të tjera”, tha firma.
“Me t’u aplikuar, klientët janë të mbrojtur përsëri kundra sulmeve të njohura që janë publikuar gjerësisht.”
Microsoft ka pranuar se ka qenë në dijeni rreth cenimit që “prej fillimit të Shtatorit” 2009 dhe kishte planifikuar ta arnonte atë në Shkurt.
Herë të shfletuara: 550