PlayStation 3 ‘piratohet’ nga thyesi i iPhone

Sony Playstation 3

Sony Playstation 3

Një pirat kompjuterik amerikan, i cili mori famë për zhbllokimin e iPhone të Apple si një adoleshent i tha BBC se tani ka piratuar PlayStation 3 (PS3) i Sony.

George Hotz tha se piratimi, i cili mund t’i lejojë përdoruesit të luajnë lojëra pirate apo programe të bëra vetë, i mori atij pesë javë.

Ai tha se ende po e përmirëson teknikën, por kishte si qëllim që së shpejti të postonte në internet detajet e plota.

PS3 është i vetmi lojë me tastierë (panel komandimi) që nuk është miratuar, pavarësisht faktit që ka tre vjet në treg.

“Ishte supozuar të ishte e papiratueshme – por asgjë nuk është e papiratueshme”, i tha z. Hotz BBC.

“Unë mund të bëj çfarëdo që të dua me sistemin. Është sikur unë të kem një fuqi të tmerrshme – vetëm se nuk jam i sigurt si ta përdor atë.”

Sony tha se “po hetonte raportin” dhe do ta “sqaronte situatën” kur të kishte më shumë informacion.

Z. Hotz mori famë në 2007 kur në moshën 17 vjeçare ai zhbllokoi iPhone, i cili mund të përdorej vetëm me rrjetin AT&T në SHBA kur u lëshua.

Piratimi lejoi që receptori popullor të përdorej me çdo rrjet.

Herë të shfletuara: 1092
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Sokol Dollani