Twitter ka bllokuar 370 fjalë që ai i konsideron “shumë të kuptueshme” për t’u përdorur si fjalëkalime për shërbimin.
Shërbimi i mikro-ditarit elektronik refuzon fjalëkalime të caktuar kur përdoruesit regjistrohen, nëse ai mendon se janë shumë të lehtë për t’u gjetur. Sidoqoftë, ditaristët zbuluan së fundmi se lista e fjalëkalimeve të ndaluar ishte përfshirë në burimin kodifikues të vetë faqes.
Fjalët e ndaluara përfshijnë fjalëkalimet që zgjidhen zakonshëm, si “123456”, “password” dhe “password1”, gjithashtu si dhe emrat e makinave (“porsche”, “ferrari”) dhe skuadrat e futbollit (chelsea”, “arsenal”). Kërkimi ka treguar se njerëzit shpesh janë të parashikueshëm kur vjen puna te zgjedhja e fjalëkalimeve.
Në një kërkim të publikuar në fillim të vitit të shkuar, shoqëria e sigurimeve CPP zbuloi se gjysma e britanikëve përdorin të njëjtët fjalëkalime për të hyrë në llogaritë e tyre bankare, blerje dhe rrjetet shoqërore. Kërkimi gjithashtu gjeti se një në pesë njerëz përdorin emrat e kafshëve të tyre shtëpiake si fjalëkalime, ndërsa një në tetë përdorin data të paharrueshme, si datëlindje, dhe një në dhjetë përdorin emrat e fëmijëve të tyre.
Ekspertët e sigurisë këshillojnë se një fjalëkalim i fortë duhet të përbëhet nga shkronja, numra si dhe shenja pikësimi. Ata duhet të ndërrohen rregullisht dhe ju nuk duhet të përdorni të njëjtin fjalëkalim për të gjitha shërbimet tuaja “në linjë”.
Herë të shfletuara: 647