Celularët, qofshin “të mençur”, apo “statikë” janë të bukur, por janë edhe krijesa pa jetë. Dezajneri Fabian Hemmert mendon se aparatet mund të na prekin pak më shumë nëse lëvizin. Në TEDxBerlin ai tregon disa prototipa telefonash, me tre karakteristika të veçanta. Njëri ndryshon qendrën e rëndesës dhe rëndohet në cepa të caktuara për funksione të caktuara. Njëri trashet dhe hollohet sipas nevojës, kurse tjetri gjallërohet kur ka aktivitet dhe kërkon ‘prekjen’ tuaj për t’u qetësuar.
Ideja e tij është: “Në të ardhmen nuk duhet që njerëzit të bëhen më teknikë, por teknologjia të bëhet më njerëzore”.
Video:
