Samsung planifikon të prodhojë masivisht ekrane me prekje 3.3-inç AMOLED

Samsung premton surpriza për këtë vit, ekrani AMOLED i heq celularit xhamin mbrojtës dhe prekja komandohet direkt në ekranin e aparatit. Samsung planifikon që në Mars të nxjerrë masivisht në treg ekrane me prekje të rinj 3.3-inç WVGA AMOLED. Magjia qëndron në teknologjinë e prekjes një-qelizore, sensorë prekjeje 0.001 mm të trashë që ndodhen mes nënshtresës së panelit dhe filmit të polarizuar të poshtëm, duke hequr kështu xhamin mbrojtës të ekranit. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Samsung do nxjerrë telefona më të hollë dhe më të lehtë me ekran me prekje më të ndritshëm brenda disa muajve.

Për t’i parë në praktikë ekranet AMOLED mund të klikoni këtu.

Herë të shfletuara: 1040
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Alban Avdiu