10 emrat e faqeve ueb më të shtrenjtë

Sex.com

Sex.com

Sex.com, një nga emrat e faqeve ueb (domain name) më të shtrenjtë në histori, është në ankand, me ofertën fillestare 1 milion dollarë.

Ky emër faqeje ueb u ble së fundmi në 2006 për një çmim të raportuar prej 14 milionë dollarësh, por cilët emra janë në dhjetëshen e parë?

1. Insure.com, 2009, 16 milionë $

Ky emër u ble nga QuinStreet, duke e bërë këtë shitjen më të madhe ndonjëherë për një emër faqeje ueb, duke ia kaluar dhe sex.com. Ai u ble fillimisht nga Insure.com për 1.6 milionë $ në Dhjetor 2001. Faqja ueb siguron sigurim jete, makine dhe shëndeti midis të tjerave.

2. Sex.com, 2006, 14 milionë $

E blerë nga Gary Kremen, themeluesi i faqes ueb të takimeve Match.com, në 1994. Ka qenë subjekt i një beteje të gjatë ligjore, por mori çmimin për çmimin më të lartë për një emër faqeje ueb në 2006. Tani është në ankand.

3. Fund.com, 2008, 9.99 milionë £

Kompani interneti e tregtimit publik që operon në shërbimet financiare. Siguron informacion në opsionet e fondeve të investimit, jep opinione eksperti dhe lejon përdoruesit të ndërtojnë aksione financiare (portofol). Ka debat nëse Fund.com apo sex.com mban rekordin për çmimin më të lartë për emër faqeje ueb.

4. Porn.com, 2007, 9.5 milionë $

Shumë vetë-shpjeguese.

5. Business.com, 1999, 7.5 milionë $

Motor kërkimi për biznese dhe doracak uebi (web directory) themeluar në 1999 nga Jake Winebaum, një ish kryetar i Walt Disney Internet Group, dhe Sky Dayton, themelues i Earthlink. Në Korrik 2007 business.com, kompania, iu shit publikuesit të Faqeve të Verdha RH Donnelly për 345 milionë $.

6. Diamond.com, 2006, 7.5 milionë $

Për të mos u ngatërruar me kompaninë e sigurimeve të makinave, Diamond.com thjesht shet stoli diamanti. U ble nga shitësi i argjendarive në internet ice.com.

7. Beer.com, 2004, 7 milionë $

Një motor kërkimi për birrë, përgatitje birre, shijet, të reja birre, histori birre dhe lojëra pijesh.

8. Israel.com, 2008, 5.88 milionë $

Quajtur si “burimi juaj i parë dhe më i mirë për informacione rreth Izraelit”. Ai u ble në 1994 nga Joel Noel Friedman, një 46 vjeçar çifuto-amerikan. Më shumë se për qëllim fitimi, ai fillimisht e bleu emrin e faqes nga frika se mund të keqpërdorej nga dikush tjetër.

9. Casino.com, 2003, 5.5 milionë $

Faqe kumari në internet. Përsëri shumë e qartë.

10. Toys.com, 2009, 5.1 milionë $

U ble vitin që shkoi në ankand nga ToysRUs. Të gjithë ndaluan ofertat në 3 milionë $, por kompania e lodrave dhe National A-1 Advertising, pronarë të emrave të faqeve ueb si free.com, boys.com dhe divorce.com vazhduan ofertat e tyre derisa shitësi fitoi.

Herë të shfletuara: 4054
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Sokol Dollani