Steve Jobs, shefi ekzekutiv i Apple, nuk u përgjigjet shpesh mesazheve elektronikë të konsumatorëve, por kur e bën përgjigjet e tija janë të shkurtra dhe thumbuese. Ja pesë më të mirat.
1. “Jo.”
I pyetur nëse iPad që po vjen do të lejonte “lidhjen” me një iPhone, gjë e cila do t’u mundësonte klientëve përdorimin e iPhone të tyre si një modem për iPad e tyre.
2. “Mos u shqetëso.”
Në përgjigje të një klienti i cili i shkroi për të shprehur zhgënjimin e tij se Apple nuk i kishte përditësuar serinë MacBook Pro dhe Mac Pro të kompjuterëve për një kohë.
3. “Jo, por iPhoto në Mac ka veçori më të mira të Fytyrave dhe Vendeve.”
Jobs nuk mundi t’i rezistonte një gërmimi në Google në përgjigje të një klienti që pyeste nëse iPad do të pranonte formatin e librarisë së Picasa të Google.
4. “Ndrysho emrin e aplikacionit tënd. Nuk është gjë e madhe.”
Duke i përgjigjur John Devor, kompania e të cilit, The Little App Factory, prodhoi një produkt të quajtur iPodRip. Avokatët e Apple i kërkuan atij të ndalonte përdorimin e fjalës iPod në emrin e aplikacionit të tij, sepse është markë tregtare e Apple. Ai fitoi pak simpati kur i dërgoi mesazhin elektronik Steve Jobs për t’i treguar rreth situatës. iPodRip tani quhet iRip.
5. “Kjo ndodh kur MacBook Pro i yt dëmtohet nga uji. Ato janë makina profesionale dhe nuk e pëlqejnë ujin. Duket sikur ju po kërkoni dikë për të nxjerrë inatin, në vend të vetes tënde.”
Jobs ofron një përgjigje pakëz më të kuptueshme një klienti i cili shkroi për t’u ankuar se Apple i kërkoi atij të paguante vetëm për të parë nëse mund të ishte e mundur të riparohej kompjuteri i tij portativ i dëmtuar nga uji.
Herë të shfletuara: 1299